Song: Instagram
Artist:  Free Mc's
Year: 2021
Viewed: 56 - Published at: 5 years ago

[Teksti i "Instagram"]

[Verse 1: Genti, Romiri]
Njoha një vajzë o shokë nga interneti
Erdhi belaja erdhi dhe më gjeti
Për një "esmerkë" më ka ikur mëndja
Me sy e shihja dhe me dorë s'e prekja
Sot kam gjithë ditën që nuk jam në rrjet
Nuk kam sinjal as në Internet
E kam një hallë more e kam një dert
Më ka marrë mëndjen more një esmerkë!

[Pre-Chorus 1: Anisi]
S'di çfarë t'i shkruaj e nuk di si t'ja them
S'di nga ta nis e si të futem në temë
S'më dalin fjalët shokë e kam shumë problem
Them që t'i shkruaj nga një profil i rremë!

[Chorus: Genti]
Shokët më thanë që mbrëme e panë
Esmerkën live në Instagram
Ç't'ju them o shokë, nuk e shoh dot
Mua esmerka më ka bërë bllok!
Shokët më thanë që mbrëme е panë
Esmerkën live në Instagram
Ç't'ju them o shokë, nuk е shoh dot
Mua esmerka më ka bërë bllok!
[Instrumental Break]

[Verse 2: Genti, Romiri]
S'më kishte ndodhur asnjëherë më parë
E marrtë dreqi, dreqi le ta marrë!
Mbas telefonin ngela si i marrë
E marrtë dreqi, dreqi le ta marrë!
Hidhem, vërtitem e përpiqem kot
Jo-jo esmërken s'e afrova dot
Nuk më pranoi që s'më pranoi për shokë
Më bëri bllok edhe në TikTok!

[Pre-Chorus 2: Anis]
Më duket vetja sikur jam në faj
Do shkoj t'i flas se më nuk mund ta mbaj
Mbase nga afër do ta kem më kollaj
Se dashuria s'lidhet me WiFi!

[Chorus: Genti]
Shokët më thanë që mbrëme e panë
Esmerkën live në Instagram
Ç't'ju them o shokë, nuk e shoh dot
Mua esmerka më ka bërë bllok!
Shokët më thanë që mbrëme e panë
Esmerkën live në Instagram
Ç't'ju them o shokë, nuk e shoh dot
Mua esmerka më ka bërë bllok!
[Outro: Genti, Anisi & Romiri]
Esmerka moj, e mira moj
I lutem ftesën të më pranoj....

( Free Mc's )
www.ChordsAZ.com

TAGS :